1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet”, arsyeja se pse Bahtiri shkarkoi drejtorin e Arsimit

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur arsyen se pse ai ka liruar nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Ismet Ferizi.

Sipas Bahtirit, ish-drejtori Ferizi në takimin zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë se “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

- Advertisement -

Bahtiri këtë deklarim e ka quajtur skandaloz me çrast e ka larguar edhe nga takimi.

Tutje, Bahtiri ka thënë se ky diskriminim në baza fetare për të ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, kur për pasojë është dashur që ta marr veprimin e lirimt nga detyra pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij as pas këtij takimi.

“Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës”.

- Advertisement -

“Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit