-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Sa vota morën Shpend Ahmeti, Naim Ismaili e Xhafer Gashi në qytetet e tyre

Rekomandime

Tre kryetarë të Komunave i hynë garës për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.

Shpend Ahmeti në Prishtinë e Xhafer Gashi në Obiliq, dolën keq me vota në komunat që i drejtojnë, ndryshe nga Naim Ismajli në Shtime, i cili siç duket e ka ende besimin e qytetarëve.

- Advertisement -

Ani pse kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vendosi që t’i hyjë garës edhe për deputet të Kosovës, mirëpo u zhgënjye nga Komuna që e udhëheqë.

Koalicioni AAK-PSD, me të cilin Ahmeti hyri në garë, ka marrë vetëm 7633 vota apo 7.60 përqind në qytetin e Prishtinës, duke u radhitur kështu në vendin e katër, pas VV’së, LDK’së e PDK’së.

- Advertisement -

Garës për deputet edhe pse mban postin e Kryetarit të Komunës, i hyri edhe Naim Ismaili i PDK’së. Sidoqoftë, ky e dëshmoi që e ka ende besimin e qytetarëve të komunës që e drejton, pasi që PDK doli fituese atje, duke marrë 4014 vota apo 33.36 përqind, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Për deputet garoi edhe Xhafer Gashi i Obiliqit, sërish nga koalicioni AAK-PSD. Edhe ky i fundit, tregoi rezultate jo të mira pasi që ky koalicioni mori vetëm 2235 vota apo 18.98 përqind në këtë qytet.

Megjithatë, koalicioni AAK-PSD me sloganin e tyre ‘Kosovë 100%’, gjithsej në këto zgjedhje ia dolën të marrin 92.149 vota apo vetëm 11.57 përqind, çka nënkupton se do t’i kenë diku rreth 12 ulëse në parlament.

Kujtojmë se KQZ tashmë ka numëruar 100 përqind të votave, ku Vetëvendosje ka dalë e para me 202.968vota apo 25.48 përqind, pasuar nga LDK 197.702 apo 24.82 përqind dhe PDK në vend të tretë me 169.211 apo 21.24 përqind.

Rezultat zhgënjyes ka qenë ai për koalicionin NISMA-AKR-PD ku kanë marrë 39.495 vota apo 4.96 përqind.

Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim KQZ do të numërojë edhe votat e diasporës, nga të cilat mund të pritet ndonjë ndryshim i lehtë në përqindjen e partive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit