Sabri Fejzullahu ka treguar se është ndarë nga jeta vëllai i tij i madh.
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka humbur një person të shtrenjtë të jetën e tij.
Ai ka lajmëruar se vëllai i tij i madh, ‘abeja’, siç e quan ai, është ndarë nga jeta.
Me anë të një fotoje që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku Fjezullahu shihet përqafuar me vëllain, shkruan se ai shkoi shumë shpejt.
“Do të më mungosh shumë.
Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari në dedikim për vëllain.
View this post on Instagram
Pak kohë më parë, këngëtari ka treguar se vëllai i tij ka qëndruar për tre muaj i izolur për shkak të pandemisë dhe nuk janë takuar pikërisht për tre muaj, duke treguar se ka qenë shumë i lumtur kur u takuan sërish.