1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sali Berisha: Kosova ta shpall non grata përgjithmonë Vuçiqin

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas një fotografie që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar në Instagram, ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb.

- Advertisement -

Berisha e ka dënuar ashpër këtë veprim të Vuçiqit, të cilin e ja quajtur “bastard të Sheshelit dhe Gebelsi i Millosheviçit”,

“Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e flamurit te Serbisë mbi harten e Kosoves nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftes dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit te Serbomadhise Vuçiç si një provokacion te ulet dhe luftenxites”, ka shkruar Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar i ka bërë thirrje autriteve në Kosovë që ta shpallin përgjithmonë person non grata Vuçiqin, ndërsa nga komunitetit ndërkombëtar ka kërkuar që ta dënoj këtë provokim armiësor.

- Advertisement -

“Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te deklarojnë përgjithmonë non grata ketë ultranacionalist te verbër serb. I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te dënoj ketë provokim armiqësor dhe luftënxitës te Serbomadhit Vuçiç”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit