-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sami Lushtaku tregon si e bleu 50 euro arin dhe e shiti mbi 5 mijë euro

Rekomandime

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur për pasurinë që e ka pasur para Iuftës dhe pasurinë që e ka krijuar pas Iuftës.

Unë para Iuftës i kam pasë 3 shpia. I kemi pasë dy lokale tona. Një lokal në Skenderaj dhe një market në fshat. I kena pasë edhe dy kerre”, tha Lushtaku. Mas Iuftës, unë kam një shtëpi në Skenderaj. E kemi privatizu me një shok temin një lokal në Skenderaj që ka kushtu diku 65 mijë euro. E kam privatizu shumë herët. Nuk e di sa metra lokali ka qenë. Unë kam hy në kredi me marrë. Kur jam kanë unë në burg, jemi detyruar me shit lokalin. Nuk e di sa e kemi shitë”, tha Lushtaku.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe për privatizimin e 50 hektarëve tokë në fshatin Komoran të Drenasit.

E kam një tokë 50 hektar që e kam përgjysmë me një mik, në Komoran.

Tani e kam shit shtëpinë në Skenderaj. Vitin kur e kam ble tokën nuk e di.

- Advertisement -

E kam ble me privatizim.

E kemi privatizu diku 200 e diçka mijë euro, sa ka kushtu ari nuk e di.

- Advertisement -

Jemi hy në kredi për me ble.

Ma kanë dhanë kredinë 200 mijë euro”, tha Lushtaku në Kallxo Përnime.

“Toka është afër autostradës.

Një pjese e tokës është shpronësuar.

Diku rreth 50 euro arin e kemi ble.

Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi.

Kjo është pasuria e Sami Lushtakut, nëse del që kam pasuri tjetër unë jap përgjegjësi morale e penale ”, tha Lushtaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit