1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar “dështuan t’i dërgojnë mesazh Putinit”

Rekomandime

Pas vendimit të Rusisë për të njohur zyrtarisht të ashtuquajturat administrata të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, Britania e Madhe vendosi sanksione kundër Rusisë.

Lidhur me këtë, David Lammy, sekretari i jashtëm i Partisë Laburiste të opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se qeveria duhet të zbatojë sanksione më të forta ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Ai për BBC ka theksuar se një “është shkelur një prag” tashmë dhe disponimi mes shumë deputetëve është se masat që sanksionojnë tre oligarkë dhe pesë banka nuk janë “mjaft të forta”.

Lammy shtoi se shumë politikanë mbeten të shqetësuar se Mbretëria e Bashkuar nuk i ka dërguar një “mesazh Vladimir Putinit që mund ta bëjë atë, në këtë orë të 11-të, të tërhiqet”.

Megjithatë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar do të përdorë “çdo levë në dispozicionin tonë” për të ndaluar kërcënimet e Putinit ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Duke shkruar në Times, Liz Truss tha se aleatët e G7 kanë rënë dakord për sanksione të mëtejshme dhe “asgjë nuk është jashtë tryezës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit