1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sazan Guri humbet qenin, përIotet në studio: Pres ngushëIIime 40 ditë

Rekomandime

Ambientalisti Sazan Guri foli këtë të hënë në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews ndarjen nga jeta të qenit të tij Darki, të cilin e kishte prej 19-vjetësh.

Guri tregoi lidhjen e fortë emocionale që kishte me qenin e tij dhe në një moment teksa fliste shpërtheu në lot.

- Advertisement -

Ai njoftoi se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij.

Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin.

Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin e rrugës.

- Advertisement -

Nuk kishin çfarë të më thonin, çfarë të më bënin, por ishin gati të më shqyenin n jë pjesë.

Por sot ëstë ritur pjesa e madhe që i duan kafshët, pasi dashuria tek ata është dashuri në univers”, tha Guri.

- Advertisement -

Gjithashtu ai njoftoi paraprakisht në facebook ndarjen nga jeta të qenit të tij: ”Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë.

Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit