0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SBAShK-u: S’duam testim me shkrim, ai nuk do të bëhet kurrë

Rekomandime

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) është duke insistuar se testimi i mësimdhënësve, me qëllim të matjes së performancës, duhet të bëhet. Hiç më larg se të marten, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve do të bëhet për të përmirësuar cilësinë në mësimdhënie. SBAShK-u është duke e kundërshtuar kategorikisht këtë formë të testimit

- Advertisement -

Tash e disa javë është hapur çështja e testimit të mësimdhënësve në Kosovë. Për një të tillë është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa për reazlimin e kësaj cështje, MAShTI-ja nuk ka ende ndonjë plan konkret. Por, të pakënaqur si gjithmonë po janë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBAShK). Atyre nuk po u pëlqen ideja që mësimdhënësit të testohen me shkrim për njohuritë e tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë për Express se një testim i tillë është degradues dhe nënçmues.

“Ata e dinë qëndrimin tonë. Që në kohën kur ka qenë ministër z.Arsim Bajrami kur edhe është përmendur kjo çështje, e kemi kundërshtuar me arsyetimet dhe me faktet se një testim i tillë është degradues dhe nënçmues, ngase mësimdhënësit e Kosovës janë përgatitur për sistemin arsimor. Ata janë testuar me dhjetëra herë në fakultet dhe kanë diplomuar”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Sipas tij, MASh-i vlerësimin mund ta bëjë vetëm përmes inspektorëve profesional dhe jo në ndonjë mënyrë tjetër.

“Ne kemi kërkuar që MASh-i ta forcojë sektorin e inspektorëve dhe të dërgohen inspektorët profesional në klasë në mënyrë që ta shohin nga afër performancën e secilit mësimdhënës. Besoj që MASh-i e ka këtë ide të vlerësimit të performancës dhe punës së punëtorëve arsimorë në shkollat e Kosovës. Ne nuk jemi kundër që inspektorët profesional të shkojnë në klasë dhe ta shohin nga afër punën e secilit mësimdhënës. T’i këshillojnë ata që dobësitë individuale t’i heqin dhe të u japin këshilla se si të avancojnë edhe më shumë në procesin mësimorë dhe të arrihen suksese edhe më të mëdha”, deklaroi ai për Express.

- Advertisement -

Kryesindikalisti madje ka kërcënuar se një test i tillë nuk do të mbahet  kurrë.

“Kushdo që ka ide për test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve le ta dijë që SBAShK-u do të kundërshtojë dhe një test i tillë as nuk është mbajtur dhe as nuk do të mbahet kurrë. Nëse duan të i shohin nga afër mësimdhënësit e Kosovës, MASh-i le të dërgojë ekspertë profesional dhe ta shohin punën e tyre”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë për Express, se MASh-i ende nuk ka ndonjë plan konkret se si do të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve.

Ai tha se vlerësimi i performancës së tyre do të bëhet sipas legjislacionit ekzistues.

“Disa herë e kemi përsëritur se nuk kemi kurrfarë plani për testimin e mësimdhënësve. Vlerësimi i performancës do të bëhet sipas legjislacionit ekzistues”, ka thënë ai për Express.

Në ndërkohë, ministrja Nagavci deklaroi dje në ATV se vlerësimi i performancës është çështje që ka të bëj me përmirësimin e cilësisë në arsim dhe jo për ta larguar dikë nga puna.

“Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet të ofrohet mundësia për rikualifikim në mënyrë që të mos kemi tejkalim të nevojave apo edhe të tilla raste kur vihet në dyshim çështja e kursimit të buxhetit. Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëj me tendencën për tu përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve. Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë”, ka thënë ajo.

Në Programin për vlerësim ndërkombëtar PISA, në vitin 2019, Kosova është renditur në vendin e 77-të për cilësi të dobët në arsim, nga 79-të vende të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi. Kosova ka gjithsej 22,585 mësimdhënës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit