7.7 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Scholz duartrokitet nga Bundestagu kur thotë se Ballkani Perëndimor duhet anëtarësuar sa më shpejt në BE

Rekomandime

Anëtarësimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian ishte pjesë e fjalimit të sotëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në fjalën e tij në parlamentin gjerman. Madje, një deklaratë e tillë mori duartrokitjen e anëtarëve të Bundestagut.

Për më tepër, Scholz tha se duhet përshtatur edhe mekanizmat në BE për të bërë të mundshëm këtë proces.

- Advertisement -

“Nëse i hidhni një vështrim strategjik hartës së Europës, ju duhet të bëni gjithçka për të siguruar që ne të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që ata të mund të anëtarësohen në BE sa më shpejt të jetë e mundur”.
Pas duartrokitjeve ai vazhdoi të thoshte se “duke pasë parasysh shtrirjen e vendimeve të tilla, është e qartë se ne duhet të përshtatim edhe mekanizmat tanë vendimmarrës në BE. Dua që gjërat të lëvizin edhe atje”.

Pas realitetit të ri gjeopolitik që krijoi lufta në Ukrainë janë shtuar thirrjet për ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian në drejtim të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që mënyrat e vjetra të zgjerimit të Unionit të përshpejtohen në kohën kur në Europë ka luftë. Bashkë me këto thirrje u shtuan edhe shqetësimet për destabilizim të mundshëm nga Serbia në shtet e saj fqinje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit