2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Scott përshëndetet me Vuçiqin, këto fjalë ia tha për Kosovën

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin e palëve në dialog.

- Advertisement -

Diplomati amerikan tha se qeveria e re në Prishtinë duhet të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Scott dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë një takimi, se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tregon dëshirën e SHBA-së për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiq, i cili ambasadorin Scott e priti në një takim lamtumirës, tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit evropian të Serbisë, në veçanti përmes reformave në fushën e sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në nëntorin e kaluar për shkak të tarifës së vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja.

Kjo masë, sipas zyrtarëve në Prishtinë, u vendos për shkak të fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Beogradi nuk pranon të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit