-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

”S’do bëjmë koalicione”, deputetja e Vetëvendosjes: Në zgjedhje do garojmë bashkë me Vjosa Osmanin

Rekomandime

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, zonja Arbërie Nagavci, u shpreh në Euronews Albania se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, ato do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve.

- Advertisement -

“Për fat keq është se këtë herë zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një Qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe Qeveria e Hotit aktualisht nuk është më një Qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një Qeveri stabile”, tha zonja Nagavci.

Sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, ajo deklaroi se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

- Advertisement -

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

“Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo.

- Advertisement -

Ndërsa për çështjen e koalicioneve me partitë e tjera, ajo nënvizoi se nuk do të ketë të tilla.

“Nuk besoj se do të kemi koalicione. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, përfundoi zonja Nagavci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit