1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘S’dua të jem shërbëtore e Serbisë’: Deputetja malazeze keqtrajtohet nga policia serbe në aeroportin e Beogradit

Rekomandime

Deputetja socialdemokrate në Kuvendin e Malit të Zi, Draginja Vuksanovic Stankovic, bëri të ditur se autoritetet serbe e kishin kontrolluar dy herë pasi ishte në ‘listën e kuqe’ kur arriti dhe u largua nga aeroporti i Beogradit.

- Advertisement -

“Në Beograd më kontrolluan për shkak të përkatësisë politike” tha Vuksanovic-Stankoivc.

“Kurrë nuk do të tradhtoj Malin e Zi për të hyrë në Serbi, nuk do të jem shërbëtor dhe vasal i politikës zyrtare të Serbisë, gjithmonë do t’i shërbej Malit të Zi dh popullit tim dhe në këtë rrugëtim asgjë nuk mund të më lëkundë” ka thënë deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanovic Stankovic me rastin e ndalimi në aeroportin e Beogradit.

Vuksanovic-Stankovic tha se dy herë ishte kontrolluar dhe përballur me pakënaqësi si gjatë hyrjes po ashtu edhe gjatë daljes. Ajo tha se kjo që i ndodhi ishte pasi mendon ndryshe dhe i takon partisë që respekton vlerat europiane dhe multietnike tha ajo në konferencë për shtyp.

- Advertisement -

“Në momentin kur dhashë letërnjoftimin tim, më thanë se jam e shënuar me ngjyrë të kuqe dhe pastaj më kontrolluan” tha ajo. Ajo tha se kishte me vete pasaportën diplomatike që gjatë kontrollit ishte verifikuar që e posedonte, megjithatë kontrolli vazhdoi.

Zëdhënësi i kësaj partisë së saj Bojan Zekovic ka vlerësuar se kjo është qasja ndaj dy të tretave të parlamentit malazez që votuan për rezolutën në Srebrenicë. Ai tha se pret që qeveria malazeze të kërkoj shpjegime nga Serbia rreth incidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit