3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Së shpejti fillon testimi i vendosjes së çipave në trurin e njeriut nga kompania e Elon Musk

Rekomandime

Neuralink, një kompani amerikane e neuroteknologjisë në bashkëpronësi të Elon Muskut, do të fillojë së shpejti provat e para klinike të implanteve të trurit te njerëzit.

- Advertisement -

Neuralink ka filluar të kërkojë njerëz për të udhëhequr këto hetime. Ai ka publikuar shpallje për vendet e reja të punës si shef dhe koordinator i provave klinike.

Në reklama thuhet se punonjësit do të bashkëpunojnë me disa nga mjekët më novatorë të kësaj epoke dhe inxhinierët më të mirë, si dhe me pjesëmarrësit e parë në një provë klinike të këtij lloji.

Musk, pasuria e të cilit vlerësohet në 256 miliardë dollarë, tha se ishte shumë optimist për projektet dhe tha se “implantet mund të lejojnë tetraplegjikët të ecin”.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se “mendjet e paralizuara do të jenë në gjendje të përdorin një smartphone më shpejt se njerëzit që e përdorin atë me gishta”, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv

Musk shpreson që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të miratojë përdorimin e këtyre çipave.

- Advertisement -

“Unë mendoj se me Neuralink kemi një shans për të shëruar dhe funksionalizuar trupin e një personi me palcën kurrizore të dëmtuar. Ne ia dolëm ta arrijmë këtë te majmunët dhe derrat dhe po bëjmë shumë teste dhe po konfirmojmë se implanti është shumë i sigurt dhe i besueshëm dhe mund të hiqet në mënyrë të sigurt”, tha ai.

Musk ka një histori të gjatë premtimesh të mëdha në lidhje me Neuralink. Tre vjet më parë, ai tha se implantet e para në kokën e një njeriu do të instaloheshin në vitin 2020. Ndër të tjera, kreu i Tesla dhe SpaceX pretendoi se implantet do të mbusheshin me valë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit