-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sejdiu për vdekjet e dyshimta të pacientëve me COVID-19: Mjeku kujdestar dyshoi diçka dhe e thirri policinë

Rekomandime

Të dielen në mbrëmje në Klinikën Infektive të QKUK-së ndodhën disa vdekje të dyshimta të pacientëve të cilët ishin të shtrirë si të konfirmuar me Covid-19.

- Advertisement -

Në mesnatën në mes të shtunës dhe së dielës tre pacientë në interval të shkurtë kohor ndërruan jetë. Duke e parë situatën, mjeku kujdestar, kishte lajmëruar policinë. Por një veprim nuk po duket i drejtë për drejtuesit kryesorë të institucioneve të shëndetësisë kosovare.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ish-drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, mjeku i cili kishte qenë kujdestar atë natë kur ndodhën këto vdekje në Infektivë është dashur së pari që ta lajmërojë menaxhmentin e QKUK-së, respektivisht Klinikës Infektive.

E dijmë që është kohë e pandemisë.

Vdekjet po ndodhin edhe në regjion.

- Advertisement -

Ajo që ka ndodhë të dielën.

Mjeku i cili ka qenë kujdestar ka dyshu, tre pacientë ose katër kanë vdekur në periudhë të afërt kohore.

- Advertisement -

Vdekje atë natë ka pasur edhe në Klinika të tjera.

Ditëve të fundit klinikat janë mbushur me pacientë në gjendje të rëndë. Mjeku ka dyshu që diçka ka ndodhë, ose me oksigjen ose me naj aparaturë tjerë.

Ai ka thirrur policinë, e që në fakt mendoj që ai është dashur që ta thërasë menaxherin, ose dy-tre kolegë të tjerë që t’i ndihmojnë”, ka thënë Sejdiu sot në një konferencë për media.

Ai sqaroi se të gjitha pajisjet e oksigjenit por edhe ato respiratore, kanë qenë në rregull atë natë në QKUK.

Dyshimi që mos ka pas ndonjë rjedhje të aparaturave është konstatu që në asnjë moment nuk ka pasur rënie të tensionit, presionit të oksigjenit.

Të gjithë ventilatorët tregojnë që ka pasur presion normal të oksigjenit”, tha Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit