Tërmeti që goditi Shqipërinë përpos që mori jetën e shumë njerëzve, la edhe shumë të lënduar e të tjerë që vazhdojnë të kërkohen nën rrënoja.
Rihteri i lartë i tërmetit të parë dhe shumë lëkundjeve të tjera bën që Durrësi dhe Thuama të shndërrohen në dy vende të trishta për t’u parë.
Por janë pikërisht kosovarët që për asnjë moment të vetëm nuk lanë vetëm Shqipërinë dhe popullin në përgjithësi.
Duke nisur nga ushqimi e deri tek ndihmat e mëdha financiare kosovarët vazhdimisht kanë qenë aktiv për të ndihmuar shtetin shqiptar, shkruan Indeksonline.
E një gjë të bukur sonte ka thënë edhe Genc Sejko, i njohur ndryshe si ‘Njeriu i Memeve’ , i cili shkundi shpesh herë internetin me foto-montazhe.
“Me atë që pashë sot, dola në konkluzionin se: Kosova nuk e meriton të bashkohet me ne.
Jemi ne qe duhet të kërkojmë që të bashkohemi me Kosovën”, tha Sejko.