7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Serbisë: Kush dëshmoi kundër Ramush Haradinajt, u likuidua

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq, ka thënë se ata që kanë dëshmuar kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Territorin e ish-Jugosllavinë, janë likuiduar

- Advertisement -

Duke pretenduar se Haradinaj ishte akuzuar për krime ndaj shqiptarëve, Odaloviq ka thënë se shqiptarët nuk ishin të gatshëm të ishin dëshmitarë të krimeve kundër serbëve.

“Ishte një përballje mes shqiptarëve, e cila gjithashtu kishte një epilog në Hagë, sepse dëshmitarët që duhej të dëshmonin kundër Ramush Haradinaj u likuiduan. Ndër të tjera, ata supozohej të flisnin për krime ndaj shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk ishin të gatshëm të ishin dëshmitarë të krimeve kundër serbëve, por folën për krime ndaj shqiptarëve. Familje të tëra shqiptarëve u vranë nga shqiptarët, të cilët më pas u portretizuan si bashkëpunëtorë të shërbimeve serbe ose që punonin për institucionet serbe dhe ishin brutalë ndaj tyre”, ka thënë Odaloviq për “Kosovo Online”.

Ai tha se nëse konfirmohen aktakuzat aktuale nga Gjykata Speciale në Hagë, ato do të përfshijnë një numër të madh të shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre.

- Advertisement -

“Ata likuiduan shqiptarë që nuk ishin besnikë, të cilët nuk ishin në linjën e UÇK-së dhe në vijën e politikës së tyre”, tha Odaloviq.

Ai ka thënë se kjo nuk mund t’i mohojë krimet e kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit