1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Seksologu kosovar flet për vdekjet e të moshuarve në motele

Rekomandime

Në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan ndërroi jetë një 72-vjeçar. Ai kishte shkuar aty me një vajzë 30-vjeçare. Por derisa i moshuari po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Por disa ditë pas, seksologu kosovar dr. Hajrullah Fejza, ka dhënë detaje rreth shkaktarëve të cilët mund të çojnë deri tek vdekja e një personi gjatë marrëdhënive seksuale.

Seksologu kosovar, ka dhënë kritika edhe ndaj mjekëve të cilët sipas tij nuk i pyesin pacientët rreth nevojave të tyre seksuale.

- Advertisement -

“Nuk është e drejtë me ia mohu dikujt me pas marrëdhënie seksuale. Seksi fatkeqësisht është tabu edhe tek institucionet shëndetësore. Mjekët familjar, kardiologët, po hezitojnë me iu ba pyetje të moshuarve rreth jetës së tyre seksuale. Një eksaminim fare i thjeshtë, mund të parandalojë pasojat që po ndodhin si pasojë e aktivitetit seksual”, thotë seksologu kosovar.

Ai thotë se mosha e përcakton mënyrën se di duhet bërë marrëdhënie seksuale me ndonjë person tjetër.

“Marrëdhënia seksuale, është aktivitet fizik. Çdo person që ka pengesa kardiovaskulare mund të ketë pasoja edhe pa përdor asnë medikament. Duhet me diskutua me psikologun për mënyrën se di duhet bërë seks”, thotë ai.

- Advertisement -

Tutje, duke folur edhe rreth rastit së 72-vjecarit që vdiq në një motel në Gjilan, seksologu kosovarë ka dhënë edhe këshilla se si duhet përdorur viagra.

“Në media akuzohen shpesh herë për këto raste se është përdorur viagra. Si ilaç është shumë i sigurt nëse merret në mënyrën e drejtë. Shumica e personave shkojnë në barnatore e blejnë viagrën. E përdorin atë bari në mënyrë shumë tinëzare pa u konsultuar paraprakisht me farmacistin.ky mos-koordinim për konsumimin e viagrës mund të sjellë pasoja sikur këto që kanë ndodhur. Shumica e personave e marrin viagrën edhe nisen në vendin ku duan që të performojnë seksualisht”, ka deklaruar seksologu Fejza.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit