1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sektori privat i kërkon Qeverisë t’ia zgjasin orarin për dy orë më shumë

Rekomandime

Sektori privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht t’ia shtynë orarin edhe për dy orë bizneseve, pasi po kalojnë nëpër një fazë shumë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës u pati vendosur që të gjitha bizneset të mbyllen në ora 21:00, përjashtuar këtu barnatoret, marketet, furrat e bukës dhe pompat me derivate.

Por, tani po kërkohet që bizneset private të punojnë deri në ora 23:00.

Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi është informuar se kjo industri është në gjendje të rëndë, ku numri më i madh i punëtorëve është në sektorin privat.

Tahiri tregoj edhe katër kërkesat urgjente që kërkuan këta përfaqësues nga Qeveria.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

Sot kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga drejtori ekzekutiv, Z. Visar Demolli, kryetari i Bordit, Prof. Dr. Hysen Sogojeva, dhe anëtarët Prof. Dr. Alberta Tahiri, Z. Afrim Muqiqi, Z. Flamur Bahtjari dhe Z. Hamdi Bytyqi

Në takim u informova se kjo industri, e cila ka të punësuar numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat, është në gjendje të rëndë. Ata kërkuan që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh katër kërkesa urgjente:

1. Zgjatja për dy (2) orë e orarit të punës;
2. Përcaktimi i një manuali të saktë të organizimit të ahengjeve familjare (që është duke ndodhur pa ndal) në mënyrë që të mundësohet që ngjarjet familjare të jenë të ligjshme dhe formale, dhe jo siç po ndodhin tani;
3. Kthimi në normalitet në aeroport, fluturime me orare të rregullta;
4. Program i veçantë për këtë sektor në programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në takim theksova që Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet në ruajtjen e shëndetit publik dhe do të adresojë kërkesat e këtij sektori me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit