1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Selakoviq e quan Kurtin Hitler: Ai ëndërron ta pushtojë veriun e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti “Hitleri i vogël ballkanik” dhe se sipas tij Kurti “nuk po merret me asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe provokimeve”.

Kësisoj, ministri serb i ka reaguar kryeministrit të Kosovës pas deklaratës së këtij të fundit bërë të dielën ku e quajti Aleksandar Vuçiqin, “Putin të vogël të Serbisë”.

- Advertisement -

Selakoviq ka theksuar se “Kurti ëndërron vetëm të pushtojë veriun e Kosovës dhe të krijojë Shqipërinë e Madhe”, transmeton Klankosova.tv.

“Derisa Aleksandar Vuçiq ndjek një politikë që vendos sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm si synim kombëtar të Serbisë, por gjithashtu sheh një ruajtje të paqes shumë më të gjerë të të gjithë rajonin, duke ndërtuar nisma rajonale si Ballkani i Hapur, duke ndërtuar autostrada, të cilat gjithnjë e më shumë lidhin kryeqytetet e rajonit”.

“Duke treguar gatishmëri për të ndihmuar gjithë Ballkanin Perëndimor me atë që mungon në treg, qofshin vaksina, respiratorë apo grurë e misër, Hitleri i vogël ballkanik, vetëm ëndërron se si të pushtojë dhe pushtojë veriun e Kosovës me zjarr dhe shpata, si të largohen serbët nga faqja e dheut dhe si të krijohet Shqipëria e Madhe”, ka theksuar Selakoviq, shkruan Tanjug,

Kurti e quan Vuçiqin ‘Putini i vogël’, ndërsa Kremlinin e cilëson si rrezik për paqen në Europë

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit