2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Selakoviq: Të gjitha vendet që vizitova në Afrikën nën-Sahariane s’e njohën Kosovën

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka zhvilluar një vizitë 11 ditore në vendet e kontinentit Afrikan.

Ai tha se të gjitha vendet në Afrikën nën-Sahariane që ai vizitoi nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij “shumë zyrtarë e shfrytëzuan rastin për ta përsëritur këtë qëndrim në bisedimet me delegacionin serb”.

- Advertisement -

Selakoviq tha se arsyeja kryesore për vizitën e tij në Afrikë ishte shpërndarja e vaksinave.

Serbia, e cila ishte në prag të kolapsit shtatë vjet më parë, sot, falë politikës përgjegjëse dhe vizionare të presidentit Aleksandar Vuçiq, ka ardhur në situatën e dhurimit të më shumë se 200,000 vaksinave për miqtë”, tha ai.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se vaksinat iu dhuruan Libanit, Zimbabve, Zambisë, Namibisë dhe Angolës, dhe se ndërkohë, kontingjente vaksinash iu dorëzuan Tunizisë dhe Iranit.

- Advertisement -

Duke folur për vizitën në Afrikë, ministri serb deklaroi se delegacioni që ai drejtoi përshkoi 20 mijë e 434 kilometra në 11 ditë.

Ai shtoi se gjatë vizitës ai bisedoi me katër krerë shtetesh, me presidentët e Libanit, Angolës, Namibisë dhe Egjiptit, shtatë ministra të jashtëm, dy zëvendësministra të jashtëm, nëntë ministra të tjerë në vende të tjera, një shef shtabi, dy kryeministra dhe tre kryeparlamentarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit