1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Selia e Ambasadores së Izraelit në Kosovë do të jetë në Jerusalem

Rekomandime

Ambasadorja e re i Izraelit për Kosovë do ta ketë selinë në Jerusalem, shkruan Jerusalem Post.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit njoftoi se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj në mesin e tyre edhe ambasadoren për Kosovë Tamar Ziv.

Sipas raportimit të Jerusalem Post, ambasadorja Ziv do të jetë ambasadore jo rezidente.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë lidhur me ambasadoren e re të Izraelit në Prishtinë dhe se nëse Izraeli do ta hapë ambasadën në Prishtinë por të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020. Kusht i njohjes nga Izraeli ishte që Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Formalisht dy shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, kurse e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem është Ines Demiri.

- Advertisement -

ShBA-ja ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka hapur ambasadën aty në maj të 2018-ës. Në anën tjetër Bashkimi Evropian nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit por Tel Avivin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit