1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Selimi – deputetëve: Vet e sollët Gjykatën Speciale, tani po kërkoni që ajo të jetë fer dhe e pa anshme!

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjs Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu është drejtuar deputetëve të Republikës së Kosovës lidhur me rezolutën për ta mbrojtur luftën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se a nuk kishin qëndrime të njëjta për UÇK-në edhe më 2015.

- Advertisement -

Selimi i pyeti deputetët që votuan Gjykatën Speciale më 2015 pse nuk kërkuan nj ëunitet të tillë edhe atëherë për të mbrojtur UÇK-në.

Tutje, ai tha se gjykatëst e Dhomave të Specializuara nuk mund të shkarkohen nga klani Pronto por ata mund të shkarkojnë.

“A nuk e keni ditur edhe më 2015 se shteti serb ka kryer spastrim etnik? A nuk e keni ditur se edhet atëherë ka të pagjetur sikur sot? A vetëm tani ju ra ndërmend t’ia kujtoni BE-së për krimet serbe që ka bërë në Kosovë?

- Advertisement -

Pse nuk ishit të gatshëm që edhe atëherë ta mbronit UÇK-në si atëherë?

A nuk e keni kuptuar edhe më herët se Serbia nuk është bashkëpunuese për krimet që i ka bërë në Kosovë?

- Advertisement -

Pse tash e jo më herët po kërkoni që Dhomat e specializuara të jenë fer e të paanshme? A me të vërtet spo e dini pse është bërë aktakuza publike?

Pse nuk kërkuat unitet më 2015 për t’a mbrojtur UÇK-në? A nuk ishte edhe atëherë Ushtria e pastërt?

Pra a nuk e sollët vet këtë Gjykatë që tash po ankoheni? Nuk duhet të kishte standarde të dyfishta.

A nuk ju thojshe atëherë lideri juaj që kjo Gjykatë nuk ka të bëj me Ushtrinë por me individët?

Ata nuk ishin gjykatës që mund të shkarkohen nga PRONTO, ështe kundërta ata mund edhe të shkarkojnë”, tha ai./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit