6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Selimi: Kosova s’anëtarësohet në KiE pas marrëveshjes me Serbinë, vendosen kushte të reja

Rekomandime

Ish-kryediplomati nga Kosova, Petrit Selimi, ka shkruar se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, as pasi ta nënshkruajë marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë.

- Advertisement -

Sipas Selimit, për anëtarësim në KiE, Kosovës do t’i vihen edhe disa kushte të tjera, siç janë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe miratimit të Kodit Civil, ku hapet rruga që me ligj të regjistrohen bashkësitë civile të së njëjtës gjini.

“Kosova nuk do të bëhet menjëherë anëtare e Këshillit të Evropës, pasi ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë. Rruga do të hapet, por më shumë kushte do t’i shtohen për votën e anëtarësisë momentale, përfshirë cështje si vendimi për Manastirine e Decanit, miratimi i martesave të gjinisë së njëjtë, e të tjera”, ka shkruar Selimi.

Nesër në Ohër të Maqedonisë Veriore, takohen Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ata kanë pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve dhe tani do të flitet për planin e zbatimit të tij.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse nesër do të ketë nënshkrim të marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit