-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Selmanaj flet për liberalizimin e vizave, tregon se kur do të ndodhë

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë Qeverisë Hoti. Ai po ashtu ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe se LDK nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë ndërrimin e territoreve.

- Advertisement -

“Liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë qeverisë Hoti”, thotë ai.

Tutje Selmanaj ka thënë se koalicioni LDK-Nisma-AAK ka pasur 64 vota dhe se deputetë të minoriteteve kanë qenë të intimiduar.

“Nuk e kemi ditur se një deputet është vizituar në orët e vona ka dy miq të tij, që thotë ai, e që ata miq qëlluan të ishin funksionarë politik”, thotë ai në T7.

- Advertisement -

“Ne kemi menduar se do të kemi 64 vota për Qeverinë e re. Aty në sallë e morrëm vesh që deputeti i Nismës ishte vizituar në orët e vona”, tregon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit