1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sëmundja, borxhet ndaj bankave e injorimi i shtetit” – rrëfehet vëllai i Nezir Mehmetajt që tash e 3 vite po mbahet në burgun e Serbisë

Rekomandime

“Sëmundja, borxhet ndaj bankave e injorimi i shtetit” – rrëfehet vëllai i Nezir Mehmetajt që tash e 3 vite po mbahet në burgun e Serbisë

- Advertisement -

“Kërkojmë që shteti ynë të jetë më këmbëngulës në kërkesën e tij për lirimin e Nezirit”, kështu thotë Valon Mehmetaj kur pyetet për letrën e dërguar të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu drejtuar ministrisë serbe me kërkesën për ekstradim të vëllait të tij.

Mehmetaj ka shpalosur gjitha detajet për vëllain e tij që ka afro 3 vite që ndodhet në burgun e Serbisë.

“Si vëllai i Nezir Mehmetaj respektivisht i drejtohemi shtetit tonë Republikës së Kosovës, kjo jo vetëm tani që është bërë kërkesë nga ministria e drejtësisë pikërisht nga ministrja Albulena Haxhiu, por rrjedhimisht kemi kërkuar që shteti ynë të jetë më këmbëngulës në kërkesat e veta të drejtuar Serbisë e në bashkëpunim më instancat ndërkombëtare duke kërkuar lirimin e Nezir Mehmetaj dhe së paku të realizohet ekstradimi i tij për në shtetin e tij për të analizuar rrjedhën e arsyes së arrestimit dhe kohën e stërzgjatur të mbajtjes në paraburgim të Nezirit”, tha ai.

- Advertisement -

Ai përmend një sërë shkeljesh që janë bërë në rastin e Nezirit.

“Gjithmonë kemi ngritur zërin e familjes në mbrojtjen e arsyeshme të pafajësisë që nga data e arrestimit në pikën kufitare Merdare pra datë 03.01.2020 nën akuzën e pretenduar krime luftë, familja jonë prej asaj kohë të zymtë e deri me tani kemi qëndruar në pritje duke shpresuar së shteti Serbisë e kupton qe nuk ka vepruar sipas ligjeve dhe të drejtave të njeriut në privimin e lirisë ndaj shtetasit kosovarë Nezir Mehmetaj, dhe me ç’rast të tërheqë akuzat dhe të liroi por kjo nuk ka ndodhur deri më tani ku periudha kohore paraburgimit është rreth 1200 ditë të mbajtura dhe ku vazhdon të mbahet deri në afat të pacaktua”, u shpreh Valon Mehmetaj.

- Advertisement -

Duke folur për kontaktin e fundit që kanë pasur me vëllain, Valon Mehmetaj përmend se i vëllai nuk gëzon shëndet të plotë. Por, pavarësisht kësaj ai është i bindur që nuk dorëzohet.

“Po kemi kontakte përmes telefonit një herë në dy javë dhe vizita e fundit i është bërë që dy muaj, Neziri është diabetik i varur në insulinë, por edhe pse me probleme shëndetësore Neziri ka moral dhe karakter të fortë dhe po mbahet i qëndrueshëm ndaj gjithë kësaj kauze”, potencoi Mehmetaj.

I pyetur se çka iu thotë Neziri sa herë flasin, a iu tregon për trajtimin që po i bëhet brenda burgut serb, Valoni nënvizon që asnjëherë nuk është ankuar dhe këtë sipas ndoshta e bën se s’do ta mërzisë nënën e cila momentalisht nuk gëzon shëndet të plotë.

“Sa i përket kushteve nuk na thotë asnjëherë që hjek keq, nuk e di a është realisht ashtu apo e thotë që mos të mërzitemi në e veçanërisht nëna të cilën e kemi jo mirë me shëndet”, shtoi vëllai i Nezirit.

Përveç dy letrave të dërguara nga Qeveria Kurti ndaj Serbisë për ekstradimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë, kurrfarë ndihme tjetër nuk i ka ofruar shteti i Kosovës familjes së tij.

Përveç dëmit shpirtëror, Valon Neziraj thotë se janë dëmtuar edhe financiarisht. Përmend borxhet nëpër banka.

“Neve jemi dëmtuar jo vetëm shpirtnisht nga e gjithë kjo por edhe financiarisht jemi dëmtuar duke mbetur sot në borxhe të madhja ndaj bankave, dhe shteti ynë edhe pse e ka me ligje të rregulluar mbrojtjen e shtetasve ndaj rasteve të tilla deri me sot asnjë përkrahje se kemi pasur”, ka deklaruar ai.

Janë bërë fiks 17 ditë që kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një letre ka kërkuar nga Serbia ekstradimin e dy të burgosurve kosovarë Nezir Mehmetajt dhe Petrit Dulës. Dyshja po vazhdojnë të mbahen nëpër burgjet e Serbisë mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë vitit 1999-të. Për njërin prej tyre edhe Glauk Konjufca atëkohë ministër i Punëve të Jashtme, i pati shkruar një letër shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Ndërkohë që letrat po shkojnë në Beograd ato po hasin në “vesh të shurdhur”. Asnjë përgjigje nuk është dhënë nga autoritetet serbe.

Haxhiu në letrën që mbanë datën 10 mars, kërkon që Mehmetaj e Dula të kthehen në Kosovë dhe rasti i tyre të trajtohet nga autoritetet vendore. Ajo shton se procesi ndaj tyre numëron një sërë shkeljesh ligjore.

“Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në letrën e ministres.

“Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në mars të këtij viti ka bërë kërkesë zyrtare tek Ministria e Drejtësisë në Serbi për transferimin e z. Nezir Mehmetaj dhe z. Petrit Dula në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë kërkesë, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk ka pranuar një përgjigje nga autoritetet e Serbisë“, thuhet në përgjigjen e ministrisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit