1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Senatorët amerikanë e dëgjojnë leximin e pakos me 628 faqe, ç’do të bënin deputetët e Kosovës

Rekomandime

Senatori Ron Johnson i detyroi nëpunësit e Senatit të ShBA-së që t’i lexojnë me zë 628 faqe të pakos së propozuar nga presidenti Joe Biden për rimëkëmbje të vendit.

Korrespondenti i televizionit Fox News, Chad Pergram, tha se rreth 45 për qind e pakos është lexuar deri në orën 21, ndërsa leximi ka filluar rreth orës 15 e 30 minuta të së enjtes dhe mund të zgjasë dhjetë orë.

- Advertisement -

Senati nuk mund ta fillojë debatin pa u përfunduar leximi me zë i projektligjit. Pergram raportoi se senatorët kohë pas kohe mund të kërkojnë që të largohen nga salla, por për këtë mund të paraqesë ankesë senatori Johnson ose ndonjë anëtar tjetër i Senatit.

Kryetari i pakicës në Senat, Mitch McConnell, të mërkurën e kritikoi pakon e paraqitur nga administrata e presidentit Biden, duke thënë se ajo është reagim jashtë çdo proporcioni ndaj asaj se ku ndodhet vendi tash për tash.

- Advertisement -

“Kjo pako prej 1.9 trilion dollarësh është e madhësisë së njëjtë me atë që ne e miratuam prillin e kaluar, mu në mes të pandemisë. Ky nuk është vendi i njëjtë me atë që kishim para një viti. Vetëm 9 për qind e kësaj pakoje lidhet me kujdesin shëndetësor dhe më pak se 1 për qind lidhet me vaksinat”, tha McConnell, anëtar i Partisë Republikane në opozitë.

Sidoqoftë, pakoja tashmë është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, shkruan Fox News.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit