4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Senatorja amerikane në Bondsteel i paralajmëron ushtarët për rusët këndejpari

Rekomandime

Senatorja republikane Joni Ernst, në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitoi kampin më të madh ushtarak në Kosovë, Bondsteel-in, duke ua uruar ushtarëve amerikanë festën.

- Advertisement -

Njëkohësisht, Ernst i ka paralajmëruar forcat amerikane edhe për ndikimin rus në Ballkan si formë e prishjes së stabilitetit të vendeve, teksa ua ka përkujtuar misionin e tyre, raporton REL.

“Dua t’ua uroj të gjithëve 4 korrikun, si shenjë falënderimi për lirinë që po e gëzojmë. Epo, kjo është ajo për çka edhe Kosova po orvatet ta ketë. Ajo për të cilën kam ardhur unë këtu është përkujtimi i rëndësisë të prezencës së, jo vetëm Gardës Kombëtare Ushtarake, por edhe shteteve të tjera për stabilitetin e këtij rajoni”, ka deklaruar senatorja.

“Nëse nuk e keni vërejtur deri më tani, ekzistojnë tentime të shumta të ndikimit rus që mëtojnë të vijnë në Ballkan në mënyrë që të dëmtojnë prosperitetin dhe stabilitetin në regjion. Për këtë gjë, ne ju kemi këtu”, ka thënë tutje ajo.

- Advertisement -

Senatorja nga shteti i Iowa-s është takuar përgjatë ditës së djeshme edhe me krerët shtetërorë, me të cilët ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit