2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbët dalin kundër Dritan Abazoviç, nisin përplasjet mes tyre

Rekomandime

Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fiton besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, kishte propozuar Krivokapiqin për mandatar të qeverisë malazeze.

- Advertisement -

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviq, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviq, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviq, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviq dhe Zoran Mikiq.

Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve.

- Advertisement -

U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiqin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiq nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

- Advertisement -

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit