2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Serbët në përkrahje të Shaip Kamberit: Është zëri i vetëm i arsyes brenda Kuvendit të Serbisë

Rekomandime

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Serbisë, me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re.

- Advertisement -

Kamberi ka thënë se është ky Kuvend nuk dallon shumë nga ai i Millosheviqit.

Sipas tij është trishtuese një opozitë me vetëm 6 deputetë.

Ai ka thënë se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut.

- Advertisement -

Serbia është sot problem para së gjithash për vetë serbët.

Një Serbi që nuk u demokratizua as me rënien e monizmit, kur u rrëzua Ivan Stambolliqi i vr.arë më vonë nga eksponentët e strukturave shtetërore të sigurimit.

- Advertisement -

As me rënien e Millosheviqit më 5 tetor 2000, që i parapriu vr.asjes së Zoran Gjingjiqit, ku urdhërdhënësit e këtij atentati jetojnë sot të lirë, sepse në heshtje konsiderohen heronj“, ka thënë ai.

“Ndryshe nga kryeministrja, parlamenti është i ri. I veçantë. Se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut.

Kush do ta kishte menduar se një ditë, opozitën parlamentare në Serbi do ta përfaqësonin vetëm deputetët shqiptarë e Luginës së Preshevës dhe boshnjakë të Sanxhakut?

Një opozitë me 6 deputetë prej 250. Trishtuese.

Një parlament të tillë nuk e prodhoi as Sllobodan Millosheviqit.”, shkroi ai.

Fjalimi i Kamberit në Kuvendin e Serbisë nuk ka lënë pa u pëlqyer edhe nga serbët.

Shumë prej tyre kanë shkruar në Twitter se Kamberi është opozita e vetme në Parlamentin e Serbisë dhe zëri i vetëm i arsyes përbrenda këtij Kuvendi.

Në mesin e tyre është edhe politikanja serbe Rada Trajkoviq.

Ajo ka shkruar se Shaip Kamberi është lideri i ri i opozitës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit