1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët propagandojnë me videon e suImit ndaj të moshuarës në Pejë, thonë se është serbe

Rekomandime

Dita e sotme u përshkua me ngjarjen e rëndë që u raportua nga shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Atje një infermiere u pa duke e suImuar fizikisht një grua të moshuar, e cila më pas u raportua të jetë edhe nënë e një dëshmori të luftës së UÇK-së.

- Advertisement -

Pas publikimit të videos, organet e drejtësisë vepruan menjëherë duke arrestuar tri punonjëse të kësaj qendre.

Por, këto zhvillime duket se fqinjët tanë serbë po tentojnë t’i kthejnë, si zakonisht, në propagandë të ulët.

Një profil në Instagram, me emrin “Crna Gora Srpska Sparta” (Mali i Zi Sparta Serbe), ka shkruar se gruaja e dhunuar është serbe dhe se e njëjta po rrihet nga një infermiere.

- Advertisement -

“Në Pejë, infermierja shiptare (shiptar: term ofendues për shqiptarët i përdorur nga një pjesë e serbëve, shën.red) godet me shuplakë dhe keqtrajton një grua të moshuar serbe në spital, ndërsa kolegët e saj padyshim po e mbështesin dhe po qeshin me gjithë ngjarjen”, thotë postimi i kësaj faqeje, ku i është bashkëngjitur edhe videoja e ngjarjes.

- Advertisement -

Ndërsa duket se reagimi i madh i ka detyruar drejtuesit e kësaj faqeje që ta editojnë postimin dhe të shtojnë një sqarim se, megjithatë, gruaja e dhunuar është shqiptare.

“PS. Duket se është shqiptare. Nuk ndryshon gjë, duhet të luftojmë dhunën”, shkruan drejtuesit e kësaj faqeje, që ndiqet nga mbi 34 mijë persona.

Faqja në fjalë me sa duket menaxhohet nga serbë të Malit të Zi, ku thuhet se: “Në këtë faqe ne përfaqësojmë gjithçka që malazezët përfaqësonin gjatë historisë si pjesë elitare e popullit serb dhe Malin e Zi si shtetin e parë serb”. /Klankosova.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit