4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Serbët: Shqiptarët po na prejnë malin, rreth 30 persona me 11 traktorë sulmuan edhe policinë

Rekomandime

Ata pak banorë të fshatrave malore të Kurshumlisë janë të dëshpëruar për prerjen ilegale të malit nga komuna fqinje e Podujevës.

Si thonë ata përgjatë 102 kilometrave të vijës administrative dhe gjerësi 5 kilometra për çdo ditë ka vjedhje të drunjëve.

- Advertisement -

Ndonjëherë shtinë edhe në patrullat policore si ndodhi para dhjetë ditëve në fshatin Rastelicë, kur rreth 30 persona shqiptarë erdhën me 11 traktora dhe kanë shtënë ndajë policisë.

Për fat nuk ka pasur të plagosur, ndërsa vitin që shkoi janë shënuar 56 raste të vjedhjes së pyllit dhe sulme ndaj policisë”, shkruan “Kurir”.

“Katastrofë, secila ditë njëjtë. Deri para ca kohe pritnin malin e shtetit, tash kanë nis edhe atë privat, nga prerja ilegale u krijua gjerësia rreth 5 kilometra”, ka thënë banori i Rastelicës Urosh Erakoviç (40).

- Advertisement -

“Ata më as nuk fiksohen sikur përpara, hyjnë me traktor dhe presin gjithë ditën dru dhe në mbrëmje shkojnë, ne i shikojmë dhe jemi të pafuqishëm të bëjmë diçka”, tha Erakoviç.

Zoran Milosavljeviç që shpesh vjen në këtë hapësirë thotë se situata u bë e padurueshme.

- Advertisement -

“Ndjehemi të poshtëruar, nuk mund të bëjmë asgjë në ndaljen e sulmeve në malet tona dhe është e rëndë të shikojmë të pafuqishëm si na plaçkitet pasuria dhe pasurohen nga malet që prindërit edhe gjyshërit e kanë ruajtur edhe trashëguar”, komenton Milosavljeviç.

Sipas banorëve të Kurshumlisë edhe pak nga mali ka mbetur të ruhet, duke tërhequr vërejtjen se nëse nuk ndërmerret diçka së shpejti ky vend ekologjik malor mund të mbetet pa “mushkëritë” e veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit