2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Serbia bën film për Reçakun, VuIin shkon në xhirime, e quan faIsifikim dhe rrenë mizorinë ndaj shqiptarëve

Rekomandime

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë(RTS) kanë filluar xhirimin e një filmi dokumentar për Mizorinë e Reçakut. Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka vizituar ekipin filmik dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” msakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

- Advertisement -

Ministri i brendshëm serb që njihet për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve e ka quajtur “agresion” intervenimin ushtarak dhe humanitar të NATO-s në Kosovë pikërisht për shkak të Msakrës së Reçakut e cila ishte kishte alarmuar komunitetin ndërkombëtar pas dëshmive të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë ne nuk ishim mjaftueshëm të mençur për t’ia shfaqur botës se ishte një gënjeshtër e tmerrshme. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregohet botës se ata na bombarduan dhe na bënë krimineIë falë atyre gënjeshtrave”, ka thwnw Vulin, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër ministri i Vuçiqit përgëzoi autoren e filmit “Dosja e Kosovës”, Sladjana Zariç “se si po e tregon të vërtetën për popullin serb dhe të vërtetën për Reçakun”.

- Advertisement -

“Reçaku është një gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmersshëm, një ofendim për gjithë njerëzimin dhe tek të gjithë ata që e kanë treguar këtë gënjeshtër, por Reçaku është një mundësi për të treguar se si padrejtësisht ne jemi shkatërruar, vr.arë dhe sa jemi dënuar për mëkate të popujve tjerë”, tha Vulin.

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar të vitit 1999 Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të cilët msakruan 45 banorë të këtij fshati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit