-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia i fshin shqiptarët e Medvegjes nga regjistrat civil

Rekomandime

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje.

- Advertisement -

‘Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë’ tha Florim Sahiti- këshilltar në KK Medvegjë.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH)

‘Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërkojmë të drejtat tona’ tha Mustafa. /rtk/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit