1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia i pranoi dhuratë 11 tanke nga Rusia, Vuçiq thotë se kështu po ruajnë ‘neutralitetin ushtarak’

Rekomandime

Në kazermën ushtarake të ushtrisë serbe në Nish sot u prezantuan dhjetë tanket e para të donacionit prej 30 sosh që Rusia i ka bërë Rusisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ishte prezent dhe ju gëzua dhuratës, e shtoi se do të ketë edhe përforcime tjera të forcave të armatosura serbe.

- Advertisement -

Lloji i tankeve të dhuruara është një model më i përparuar i versionit të njohur sovjetik T-72. Ai që pranoi Serbia si donacion është T-72 B1 MS.

Vucic e vlerësoi donacionin e Rusisë si një “përforcim të për forcat tokësore të ushtrisë serbe…dhe do të ngritin gatishmërinë luftarake.”

Ai falënderoi presidentin rus Putin dhe ministrin e mbrojtjes së Rusisë Sergey Shoigu për qasjen e tyre ndaj Serbisë. Vucic shtoi se pret tanke dhe automjete ushtarake tjera nga Rusia si mejt “për të fuqizuar idenë e neutralitetit ushtarak që është bërë pjesë e qëndrimeve tona politike pasi konsiderojë që më së miri është që të mbrojmë vetë lumenjtë e qiellin tonë” tha presidenti serb.

- Advertisement -

Nuk mungoi as komenti i ambasadorit rus në Beograd Aleksandr Botsan-Kharchenko që tha se Moska “me kënaqësi” do të vazhdoj të dërgoj mjete dhe armatim të ndryshëm Serbisë. Edhe Kharchenko vlerësoi se “statusi neutral më shumë vlerësohet kur një shtet mbrohet vet.”

Qeveria e Vucic në vazhdimësi ka pretenduar neutralitetin ushtarak të Serbisë. Në ndërkohë ka vazhduar të armatoset dhe modernizoj forcat e armatosura të Serbisë. Qëndrimi deklarativ se nuk dëshiron anëtarësim në aleanca ushtarake por vazhdimisht ka bashkëpunim dhe blen armatim nga Rusia jo pak herë i ka nxjerrë probleme me bashkësinë ndërkombëtare Serbisë.

- Advertisement -

Rusia ka mospajtime të thella me Perëndimin rreth zgjerimit të NATO’s në rajone që i konsideron si sfera të saj të interesit. Ukraina dhe shtetet e Baltikut janë pikë e tensionuar mes tyre. Këto mospajtime rezultuan me aneksimin e Rusisë të gadishullit të Krimesë dhe luftës disa vjeçare në rajonin lindor të Ukrainës nga separatistë të mbështetur nga Rusia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit