-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia ka një kërkesë nga shtetet QUINT-i dhe shtetet anëtare të G7 për anëtarsimin e Kosovës në KiE

Rekomandime

Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka folur për çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka paraqitur qëndrimin dhe argumentet e Serbisë që sipas tij, “konfirmojnë se do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Kështu ka thënë ai pas takimit me presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Cox në qytetin e Kretës në Greqi.

- Advertisement -

“Do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me vlerat e përfaqësuara nga kjo organizatë ndërkombëtare, siç janë të drejtat e njeriut”, ka thënë Daçiq, shkruan Danas.

Edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e quajti cinizëm aplikimn e Kosovës në KiE.

“Mezi pres të shoh çfarë kanë për të thënë, dhe nëse e mbështesin, do t’i pyes se si shkojnë këto dy gjëra së bashku. Ata nuk mbështesin shkeljen e të drejtave njerëzore, që të mbështesin anëtarësimin [e Kosovës] në një institucion që mbron të drejtat e njeriut”, ka thënë ajo në Pink Tv.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësoi mes tjerash Bërnabiç, kanë qasje më të “sinqertë” ndaj Serbisë në raport me Marrëveshjen e Brukselit.

“ShBA është më kritike ndaj Prishtinës, ndryshe nga BE, e cila është e ngarkuar me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo.

- Advertisement -

“Pres që QUINT-i dhe shtetet anëtare të G7 të mos e mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit