1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia me akuza të vjetra: Kurti ka për qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe

Rekomandime

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka reaguar sot pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se marrëveshja me Serbinë për targat arrihet vetëm mbi parimin e reciprocitetit. Petkoviq i cili në bazë të detyrës zyrtare “kujdestaron” për atë që thuhet në Kosovë, ka thënë se Kurti me këtë deklaratë ka kërcënuar.

“Me një qëndrim të tillë, Kurti nuk ka as besueshmërinë më të vogël të flasë për ndonjë reciprocitet në dialog dhe marrëveshje me Beogradin, sepse deklarime të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i paralajmëruar paraprakisht, i cili nuk ka të bëjë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani” ka thënë ai.

- Advertisement -

Petkoviq ka folur edhe rreth “armatosjes së Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar” duke thënë se gjithçka që ka deklaruar shefi i tij Aleksandar Vuçiq “për armatosjen e të ashtuquajturës Kosovë, shkeljes së Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës, janë fakte të pakundërshtueshme dhe të pamohueshme dhe se Albin Kurti duhet t’i mësojë ato nga fillimi deri në fund”.

“Më vjen mirë që Kurti e ndoqi me kujdes fjalimin e presidentit Vuçiq, sepse ai mund të mësojë shumë dhe nuk ka nevojë të tregohet i zhgënjyer për të vërtetën që Vuçiq ia ka paraqitur atij dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Petkoviq.

Petkoviq pastaj ka vazhduar sulmet ndaj Kurtit duke e quajtur politikan që u bë i famshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në parlamentin e “krahinës” ndërsa është ankuar që nuk po respektohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit dhe Asociacionin e Komunëve me shumicë serbe për të “respektuar të drejtat kolektive të popullit serb”.

- Advertisement -

Tutje Petkoviq ka thënë se Kurti ka për qëllim ta krijojë “Shqipërinë e Madhe”

“Në vend të kësaj, ai dërgon njësitë ROSU në komunitetet serbe dhe kështu vazhdon të shprehë qëllimet dhe idetë e tij të rrezikshme dhe militante, duke përfshirë formimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

- Advertisement -

Petkoviq ka vazhduar me propagandë duke thënë se serbët po vuajnë që nga ardhja e Kurtit në pushtet.

“Beogradi do të jetë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke u kujdesur sidomos për serbët në Kosovë dhe Metohi, të cilët kanë vuajtur çdo ditë nga dhuna institucionale dhe terrori i Prishtinës që nga ardhja e Kurtit në pushtet, veçanërisht në formën e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit