1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

Rekomandime

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, të premten ka nisur fushatën anti-Kosovë në Këshillin e Evropës.

Në dhjetëra takime me ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të organizatës, ai ka prezantuar “rreziqet që paraqet kërkesa e Kosovës për pranim në këtë organizatë”.

- Advertisement -

“Bisedë konstruktive e ministrit të Jashtëm Selakoviq me Ilia Darchiashvili, ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë. U diskutua për raportet dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik Serbi-Gjeorgji. Selakoviq e njoftoi kolegun gjeorgjian për rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshill të Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së serbe për një nga takimet që Selakoviq ka zhvilluar të premten.

Në njoftimin e Darchiashvilit nuk është përmendur specifikisht çështja e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se me Selakoviqin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për qëllimet për intensifikim të tij.

Fushatën anti-Kosovë Selakoviq e ka zhvilluar në të gjitha takimet që ka pasur. Ai është takuar me përfaqësues të Islandës, Danimarkës, Sllovakisë, Azerbajxhanit, Armenisë, Moldavisë e të Irlandës.

- Advertisement -

Selakoviq të premten, në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Ministrave, u shpreh se kërkesa e Kosovës për anëtarësim është “ligjërisht e papranueshme”. Ai paralajmëroi përgjigje diplomatike të Serbisë.

“Kërkesa për anëtarësim është qëllim politik për Prishtinën dhe jo zotim vlerash dhe është përpjekje për ta keqpërdorur këtë organizatë. Është në kontrast me normat dhe rregullat e Këshillit të Evropës, organizatave tjera ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare. Pos kësaj, është vetëm një tjetër tregues i qartë se Prishtina s’ka qëllim të arrijë zgjidhje përmes dialogut, por ka zgjedhur qasjen e njëanshme për të nëntën herë”, thuhet në një njoftim të Qeverisë serbe.

- Advertisement -

Më 12 maj, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Për t’u pranuar në organizatën me 46 shtete anëtare duhet të sigurohen 2/3 e votave të shteteve anëtare (31 vota). Nga 46 shtetet anëtare, 12 është numri i shteteve që s’e njohin Kosovën.

Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Menjëherë pasi Kosova njoftoi për aplikim, Serbia paralajmëroi për “përgjigje serioze”, duke aluduar në çnjohje nga shtete të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit