1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia restauron anijen me të cilën u nis Lufta e Parë Botërore, ja kujt i përkiste

Rekomandime

Pas thirrjeve të gjata e lobimit të entuziastëve të anijeve, Serbia e ka restauruar anijen që i kishte realizuar të shtënat e para të Luftës së Parë Botërore.

Anija “SMS Bodrog” ishte një nga anijet e para austro-hungareze, që kishte lundruar në vendin ku bashkohen lumenjtë Sava e Danub rreth mesnatës së 28 korrikut të vitit 1914. Dy topat e saj hodhën gjyle në drejtim të pozicioneve serbe në Beograd, duke e shënuar fillimin e Luftës së Parë Botërore – konfIikt që zgjati rreth katër vjet ku humbën jetën rreth 20 milionë njerëz.

- Advertisement -
Foto: Reuters

E riemërtuar me emrin “Sava”, kjo anije ishte përdorur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi ishte marrë nën kontroll nga Kroacia e qeverisur nga nazistët gjermanë. Anija ishte pjesë e forcave detare të ish-Jugosllavisë deri në vitin 1962 e më pas i ishte shitur një kompanie private.

Foto: Reuters

Anija ishte lënë për një kohë të gjatë afër Beogradit, pasi ishte nxjerrë nga përdorimi. Në vitin 2005, qeveria serbe ia dha anijes statusin për mbrojtje të trashëgimisë, shkruan Reuters.

Foto: Reuters

“Sava” tashmë është restauruar plotësisht dhe lundron nëpër Danub, afër kryeqytetit serb. Ajo është njëra nga vetëm dy anijet austro-hungareze që i kishin shpëtuar vëzhguesve hungarezë të lumenjve, të cilët shërbenin gjatë Luftës së Parë Botërore.

- Advertisement -

Anija tjetër quhet “SMS Leitha” dhe është e ankoruar në kryeqytetin hungarez, Budapest.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit