-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Serbia shënon rekord të zi të viktimave nga koronavirusi

Rekomandime

Serbia ka regjistruar 18 viktima të reja si pasojë e infeksionit me COVID-19, gjatë 24 orëve të kaluara.

- Advertisement -

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

- Advertisement -

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit