4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Serbia vazhdon me avazin e vjetër: Prova për ‘Shtëpinë e verdhë’, kemi mbledhur nga ushtarët e UÇK-së

Rekomandime

Me çdo kusht po mundohen ta njollosin luftën e UÇK-së. Kështu Serbia ka treguar se si dhe nga kush i kanë mbledhur faktet që sipas tyre kanë quar në zbulimin e Shtëpisë së Verdhë.

Serbia i ka dorëzuar Dhomave të Specializuara në Hagë raportin për “Shtëpinë e Verdhë” qysh në vitin 2004 të përpiluar nga Forenzika dhe ekzekutues të Hagës edhe UNMIK-ut.

- Advertisement -

Më kryesorja nga raporti është se ka dëshmitar edhe pse faktet materiale janë zhdukur ka thënë Milovan Drecun kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, shkruan “Sputnjik”.

Në raportin e UNMIK-ut që e ka parë “Sputnik” thuhet se ai bazohet në dëshmitë e 8 pjesëtarëve të UÇK-së nga Kosova dhe Mali i Zi, prej të cilëve 4 kanë marr pjesë në transportin e së paku 90 serbëve në burgjet ilegale në Shqipëri.

Tre dëshmitarë kanë dorëzuar të burgosurit në shtëpinë klinikë në jug të Burrelit, ndërsa dy thënë se kanë marr pjesë në transport të pjesëve të trupave në aeroport in Rinas në Tiranë dhe asnjëri nuk ka marr pjesë në operacionet “medicionale”.

- Advertisement -

Drecun, që është pjesë e grupit për mbledhjen e fakteve për zbardhjen e rasteve të kryera ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë përkujton se faktet materiale të “Shtëpisë së Verdhë” janë asgjësuar nga Tribunali i Hagës sepse nuk janë arkivuar.

“Prokurorisë së specializuar tash i janë ofruar dokumente të Tribunalit të Hagës, por nuk ka fakte materiale, përveç foto-dokumenteve dhe raporteve të ekzekutuesve. Përveç raporteve, për “Shtëpinë e Verdhë” ne nuk kemi çka të dërgojmë më shumë” tha Drecun.

- Advertisement -

Sipas tij, dokumenti më i rëndësishëm është raporti i takimit të hetuesve të atëhershëm të Tribunalit dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut për drejtat e njeriut, ku flitet për dëshmitarë dhe citohen ata.

Mendoj se thelbësore është se ata dëshmitar që janë disa vërtetojnë raportin e Martit.

Në një kohë ai ishte i qasshëm për publikun por pastaj u zhduk, çfarë ka bërë prokuroria speciale lidhur me këtë çështje nuk e dimë sepse ata nuk flasin.

Por sa kam pa ata nuk kanë ndonjë preokupim rreth “Shtëpisë së Verdhë”, kështu që nuk dihet çfarë kanë bërë për këtë çështje”, tha Drecun.

Ai përmendi s enë akuzën e ngritur ndaj Thaçit që ishte i emëruar kryesori në raportin e Martit, nuk përmendet fare “Shtëpia e Verdhë”.

“Ata flasin për dy burgje ilegale në Shqipëri, për mundimet dhe sjelljet johumane, mbetet të shihet a do të bëhet diçka rreth “Shtëpisë së Verdhë”, thotë ai.

Nga raporti i UNMIK-ut del se hetuesit dhe Forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes te “Shtëpia e verdhë” afër Burrelit në veri të Shqipërisë dhe atje ka gjetur fakte me rëndësi për hetim.

Këto fakte janë deponuar në hapësirat e zyrës për të pagjeturit në Rahovec dhe nga aty ju ka humbur çdo gjurmë.

Por një gjë është e qartë përkundër lutjes së palës serbe për ruajtjen e fakteve, ato janë zhdukur , shkruan “Ekspresi Rus” e cila me qëllim të zbardhjes së vërtetës ka publikuar këtë dokument.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit