1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia voton për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Rekomandime

Asambleja Gjenerale e OKB-së ka votuar me shumicë votash për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy është që edhe Serbia ka votuar për pezullimin e aleates së saj, Rusisë.

Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara votoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Për këtë votë, Serbia mori lëvdata edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas votimit, duke thënë se “pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë“.

Rama shtoi se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin“.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit