2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbinë e tmerron flamurin i Kosovës, e quajnë skandal paraqitjen e tij në televizionin serb

Rekomandime

Pas copëtimit të Serbisë që ka ndodhur muajin e shkuar, ku tregohet Sanxhaku i ndarë nga Serbia edhe Mali i Zi, mbrëmë krahas famujve tjerë të vendeve të Ballkanit, është paraqitur edhe “flamuri i shtetit te rrejshëm të Kosovës”.

- Advertisement -

Kështu shkruan media serbe “informer”, pasi flamuri i Kosovës u paraqit në një emision televiziv.

Ajo madje këtë e quan skandal që ka ndodhur në emisionin e mbrëmshëm të televizionit boshnjak BN TV “Globalisht”.

Sipas medias, ky nuk është skandali i parë që bënë ky televizion dhe udhëheqësi i këtij emisioni Marko Jeremiç, pasi edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të ngjashme.

- Advertisement -

Me këtë rast përkujtohet emisioni i tij kohë më parë, në të cilin Sanxhakun e përkufizon me vijë të trashë të kuqe ndarëse nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ndërsa i njëjti televizion dhe i njëjti emision “Globalisht” në BN TV në fund të marsit është paraqitur Kosova e ndarë me kufij të qartë nga Serbia dhe me mbishkrimin “Kosova”, por edhe Sanxhaku i ndarë me të kuqe si vend i veçantë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit