0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serbinë po e merr lumi, ka popullatën më të vjetër në botë

Rekomandime

Serbia është një prej shteteve me popullatë më të vjetër në botë, thotë demografja Danica Shantiq, duke përmendur si kontrast shembullin e Afrikës ku mosha mesatare e popullatës është 19 vjet.

- Advertisement -

Demografja Danica Shantiq thotë për televizionin publik serb RTS se në Serbi jetojnë më pak se shtatë milionë banorë.

Shantiq pretendon se tashmë dy vjet zgjat trendi i lehtë i rritjes së numrit të foshnjave të porsalindur.

“Kjo është mirë por nuk mjafton sepse numri i vdekjeve nga viti në vit është gjithnjë e më i madh. Serbia çdo vit humbë 37.000 banorë”, shpjegon Shantiq.

- Advertisement -

Ajo pretendon se sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikave, në Serbi jetojnë më pak se shtatë milionë banorë, e që nuk është shënuar ndonjëherë në histori të re.

“Vitin e kaluar janë lindur 63.000 foshnje, derisa 103.000 njerëz kanë vdekur gjë që është trend në gjithë rajonin”, thotë Shantiq.

- Advertisement -

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara flasin se në situatën më të keqe do të gjendet Bullgaria e cila deri në vitin 2040 do të humbë 40 për qind të popullatës.

Siç thekson ajo, procesi i plakjes është edhe një faktor sepse po jetohet më gjatë se më herët.

“Shoqëritë nuk dinë çfarë të bëjnë me popullatën e moshuar. Japonia për herë të parë në histori ka vendosur t’i hapë dyert për imigrantët – nuk ka foshnje të porsalindur dhe njerëz të aftë për punë, derisa shkalla e vdekjes është e lartë”, thotë Shantiq.

Mosha mesatare në Serbi është 43 vjet, dhe mesatarja e fëmijëve për një qift martesor është 1,48 fëmijë.

Shantiq thotë se Serbia është një prej shteteve me popullatë më të vjetër në botë, duke përmendur si kontrast shembullin e Afrikës ku mosha mesatare e popullatës është 19 vjet.

Sipas saj, Serbia ka nevojë një mesatare prej 2,1 fëmijëve për një qift bashkëshortor për ta mbajtur riprodhimin e thjeshtë, vetëm që të mbetet në nivelin aktual.

“Këto probleme janë shumë dekadash – nataliteti negativ në Vojvodinë po zgjatë prej vitit 1989. Beogradi është rajoni i vetëm në Serbi i cili shënon rritje të numrit të banorëve vetëm duke falënderuar imigrimit, derisa asnjë komunë e Beogradit nuk ka shënuar natalitet pozitiv”, thekson Shantiq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit