1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbit i refuzohet hyrja në Kosovë, Policia e cilësoi “rrezik” për vendin

Rekomandime

Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten mbrëma se gjatë ditës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë serbit nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Arlov.

- Advertisement -

Arlov nuk është lejuar të futet në Kosovë ku është dashur të marrë pjesë në disa aktivitete. Këtë fillimisht e kishte bërë të ditur agjencia e lajmeve e Republika Srpskas, “Srna”.

Arlov e quan veten “kryetar të komitetit për ndihmë të serbëve në Kosovë dhe Metohi”. Ai është ndalur në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ndërsa i është thënë se e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë kishte planifikuar të mbante disa takime dhe të marr pjesë në disa aktivitete të komunitetit serb.

Sipas agjencisë “Srna”, Arlov ka thënë se policia ia ka dorëzuar një “dokument” ku shkruante se me hyrjen e Kosovë do të “rrezikonte situatën politike, nacionale dhe shëndetësore në Kosovë”.

- Advertisement -

Policia e Kosovës është pyetur për ndaljen e këtij personi në kufi.

“Lidhur me kërkesën tuaj të mëposhtme, ju informojmë se hyrja i është refuzuar për arsye të mosplotësimit të kushteve për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të Kufirit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës për Koha.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit