0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Serial killer në gjueti’ të ish partnereve në Tiranë: 3 gra të vrara dhe 3 të pIagosura

Rekomandime

Një ngjarje horror është regjistruar ditën e sotme, kur Dan Hutra është autor i 3 grave të vrara sot në Tiranë. Fillimisht, rreth orës 12:15, Dan Hutra ka shkuar në zonën e Astirit dhe ka qëlluar me thikë ish të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi.Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, e ndërsa i ka marrë edhe paratë.

- Advertisement -

Më pas, Hutra ka shkuar në zonën e Paskuqanit në tentativë për të vrarë ish gruan e tij, Elena Hysa. Mirëpo, si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, kanë mbetur të vdekura Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërsa të plagosura kanë mbetur, Elena Hysa, ish bashkëjetuesja dhe e ëma e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeç të cilat po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës. Para se të ndodhte ngjarja, Elena Hysa e kishte denoncuar në polici për dhunë të vazhdueshme. Ndonëse gjykata e Apelit e la në burg, ai është rikthyer në gjykatën e shkallës së parë, ku ka depozituar një dokument ku pretendonte se Elena Hysa e kishte falur. Për pasojë, gjykata e shkallës së parë, e la të lirë.

Ndërkohë, pas kësaj masakre, ai nuk është mjaftuar. Ai ka shkuar në Kamzë, ku ka ekzekutuar në oborrin e shtëpisë ish të dashurën tjetër, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Me këtë të fundit, autori Dan Hutra përveç lidhjes intime, ka pasur edhe një lidhje tjetër. Etleva Kurti është e motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Vladimir Kurti në një lidhje telefonike është shprehur se autor i vrasjes së tij ka qenë pikërisht Dan Hutra, pasi e kishte kërcënuar edhe më herët, kur të dy vuanin dënimin në burgun e Drenovës.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit