Nga IKShP është bërë e ditur se 6 persona kanë vdekur në 24 orëshin e fundit, ku numri total i viktimave ka shkuar në 124.
Kurse sot janë shëruar 95 pacientë duke e quar numrin deri më tani në 2640. Po ashtu në Kosovë janë 2708 raste aktive me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur doktori dhe shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi.
“Janë testuar 459 mostra, prej të cilave 103 raste pozitive dhe janë shëruar 95 pacientë, kurse kanë vdekur 124 pacientë deri tani”, tha Jakupi.
Numër i njëntë i të vdekurve ishte raportuar edhe një ditë më herët.