-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sërish protesta në Serbi – ultimatum për Vuçiqin

Rekomandime

Mijëra qytetarë serbë kanë dal të protestojnë para Qeverisë së Serbisë.

Protestat e përjavshme edhe sot janë mbajtur në qytetet të ndryshme të shtetit serb, ku po kundërshtohen disa prej vendimeve të marra të qeverisë së partisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Njëri nga organizatorët e protestës, Aleksandar Jovanoviq (Çuta), tha se Vuçiq ka afat deri në Krishtlindje që ta largojë projektin “Jadar” nga Plani Hapësinor.

“Edhe nëse prishet, ai ka vetëm një mundësi, dhe kjo është të falënderojë Rio Tintan, siç kanë bërë të gjitha vendet normale në botë dhe në Evropë. Dhe dëboni Rio Tinton. Ka shumë Rio Tinto në këtë vend, kaos po përgatitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Ndërkohë, shumë protestues kishin parulla në duar gjersa disa prej tyre bërtisnin “presidenti është m…”, “stop investitorëve, të shpëtojmë natyrën”.

Deri më tani nuk ka policë, por ka një numër të madh ekipesh të mediave, raporton nova.rs.

- Advertisement -

Ndryshe, javët e kaluara ka pasur gjithashtu protesta të cilat sollën suksese, ku presidenti serb ka tërhequr Ligjin për Shpronësim si dhe për Referendum.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit