Fenerbahce ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Kemal Ademin
Kemal Ademi do të jetë zëvendësuesi i Vedat Muriqit që në këtë afat kalimtar u transferua te Lazio.
Është vetë klubi i turk që ka treguar se ka marrëveshje me Baselin për transferimin e Ademit.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin 24-vjeçar Kemal Ademi dhe klubin e tij, i cili luan ë Klubin e Bazelit. Lojtari ka arritur në Stamboll për kontrolle shëndetësore“, shkruan Fenerbahce në faqen zyrtare
Sulmuesi 24 vjeçar ka shkëlqyer sezonin e kaluar me Baselin dhe tani do ta bëjë hapin e radhës në karrierë ku do të luajë për gjigantin turk.