-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serwer: E dobishme që Kurti doli me kushte për Asociacionin – disa janë pengesa, negociatat të fokusohen aty

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit pas një presioni të shtuar nga vizitat e shpeshta të diplomatëve të lartë amerikanë e europianë në Prishtinë e Beograd.

Kurti ka mundur të lëvizë nga një pozicion refuzues me prezantimin e kushteve, por tashmë topi bartet në negociata të ashpra meqë kushtet e tilla janë krejtësisht të kundërta me pozicionin e Serbisë, e cila nuk kërkon një Asociacion që i ngjan një OJQ-je.

- Advertisement -

Këtë veprim të Kurtit, profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, në një bisedë me Gazetën Express e sheh si të dobishëm për pozitën e tij sepse më mirë të paraqesësh diçka sesa të refuzojë.

“Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë të fundit e përsëriti se marrëveshja për Asociacionit s’është mes Kurtit e Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë do të zbatohet. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimit në ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin, por pa kryeministrin Kurti. Ky i fundit reagoi dy ditë më pas reagoi.

- Advertisement -

“Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, thotë Serwer.

Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke. Për këtë pikë partitë opozitare sugjeruan se ai po mashtron opinionin dhe se me këtë i referohet planit franko-gjerman që nuk e përmban njohjen reciproke.

- Advertisement -

Profesori amerikan thotë se këtë pikë Kurti duhet ta sqarojë më tej.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi një version zyrtar të planit, kështu që është e vështirë të komentohet. Por, unë pajtohem me kryeministrin se Asociacioni do të duket ndryshe nga Prishtina në kontekstin e njohjes”.

Por, sa janë gjasat që Serbia ta pranojë një Asociacion ku ajo s’mund të ushtrojë pushtetin e saj?

“Është e qartë se ky nuk është lloji i Asociacionit që Beogradi ka në mendje. Pra, duhet të pyesni presidentin Vuçiq”.

Gjithashtu, Serwer thotë se ende nuk sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht që nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.

Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, por edhe në atë të Serbisë, pati përplasje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, që së fundi me ngulm po e kërkon bashkësia ndërkombëtare nën hijen e agresionit rus në Ukrainë.

Opozita në Kosovë e akuzoi Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit pasi ai prezantoi gjashtë kushtet e hartuara. Kurti ngulmoi se një lloj i tillë i Asociacionit nuk është “Zajednica”, të cilën ai e ka kundërshtuar fuqishëm si opozitar, por nga opozita pat të tillë që atij ia bënë edhe ‘përhajr’ atë.

Ndërkaq, në Serbi, djathtistët në një moment u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili, së paku në publik, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës. Ata e akuzuan për “tradhti” meqë, sipas tyre, Vuçiq po e shet Kosovën./Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit