2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Serwer e zbulon planin e Vuçiqit: Dëshiron 15 për qind të territorit të Kosovës

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO duhet të njohin ideologjinë e “botës serbe” si anti-demokratike dhe ta kundërshtojnë me vendosmëri, tha për Avaz, Daniel Serwer, profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins.

Serweri beson se Vuçiq është i gatshëm të heqë dorë nga pushtimi i tërë Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

- Advertisement -

“E tëra që ai dëshiron janë “pjesë serbe”, afërsisht 15 për qind e Kosovës dhe 49 për qind e Bosnjës. Ai gjithashtu do të ishte i lumtur për “pjesë” të Kroacisë dhe ndoshta Sllavoninë Lindore.

Ai dëshiron të gjithë Malin e Zi. Është koha që Brukseli t’i thotë atij se BE-ja nuk do të pretendojë më se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të tij. Dhe është koha që Uashingtoni të sinjalizojë qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, theksoi Serwer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit